close
Rajoni

KOSOVË: RRIHET DJALI I POLITIKANIT NENAD RASHIQ

ministria-e-punve-te-brendshme-foto-jasir-zeqiri-2

ARRESTOHEN 8 TË DYSHUAR


Është rrahur nga disa persona derisa po dilte nga shkolla djali i politikanit të njohur serb të Kosovës, Nenad Rashiq.

Nikolla Rashiq pretendohet se është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës .

Prokuroria ka nisur hetimet ndërsa janë arrestuar 8 të dyshuar të cilëve i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Nenad Rashiq thotë se djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiç. I riu Nikolla Rashiq ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë.

Kane reaguar krerët institucional dhe partiak duke e dënuar rastin. Kreu i LVV-së, Albin Kurti, e quan sulm banditest, ndërsa e ka ndërlidhur sulmin me aktivitetin politik të babait të tij, Nenad Rashiq, i cili sipas tij, nuk iu nënshtrua kërcënimeve te Beogradit. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia