close
Rajoni

KOSOVË: RRITEN INFEKTIMET E REJA, SHKAS FUSHATA ZGJEDHORE

KOSOVO-HEALTH-VIRUS

KOSNET: KOSOVA SILLET SIKUR S`KA COVID…


Është rritur dukshëm numri i rasteve me Covid 19 në Kosovë.

Infektologu Ilir Tolaj vlerëson se numri i të infektuarve është rritur për shkak të fushatës së  pandërgjegjshme zgjedhore të partive politike, duke mos u respektuar masat anticovid.

ILIR TOLAJ- INFEKTOLOG

Padyshim nuk ka asnjë shpjegim tjetër, fushata zgjedhore ishte e organizuar në atë mënyrë që ka favorizuar kontaktet e afërta në ambiente të mbyllura për shumë persona, rrjedhimisht mundësia e përcjelljes së infeksionit është shtuar shumë.

Vlerëson se Kosova ka pasur trend të rënies së rasteve.

ILIR TOLAJ- INFEKTOLOG

Kosova ka pasur një trend të mirë dhe ka mundur të kaloj shumë mirë sikur politikanët të kishin qenë më të ndërgjegjshëm.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vlerëson se rritja e numrit të rasteve me Covid 19 është e lartë dhe brengosëse si pasojë e neglizhimit të masave.

Ditë më parë ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, në një kabllogram dërguar Departamentit të Shtetit, të cituar nga shtypi amerikan, paraqet një situatë të zymtë ku rreth 20 për qind e personelit të ambasadës janë infektuar me COVID-19, shumica dërmuese janë personel lokal, që sipas tyre është shenjë për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë.

Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19…Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia…”, thuhet mes tjerash në kabllogram. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia