close
Rajoni

KOSOVË – SERBI: TAKIMI PËR HEKURUDHAT NË BERLIN

Screenshot_6

Kanë nisur në Berlin takimet ndërmjet ekipeve të Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen eventuale për linjën hekurudhore ndërmjet këtyre dy shteteve. Takimi i sotëm ka zgjatur rreth tre orë.

Pas marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd po negocionohet marrëveshja tjetër, ajo për linjën hekurudhore.

Kryesuesi i ekipit të Kosovës Xhemë Veseli ka thënë se kanë pasur negociata të mira dhe është shprehur optimist se ditëve në vazhdim do të përmbyllet me sukses edhe kjo marrëveshje.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj këtë nuk e quan dialog.

Ndërsa thotë se aktualisht është një infrastrukturë hekurudhore shumë e dobët dhe joadekuate.

Ambasadori Grenell gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe në Serbi javën e kaluar paralajmëroi arritjen e marrëveshjes edhe për hekurudha. Linja hekurudhore Prishtinë-Beograd nuk funksionon që nga lufta e fundit në Kosovë në vitin 1999, ndërsa ajo në Mitrovicën e Veriut administrohet nga Serbia. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia