close
Rajoni

KOSOVË: SHËNOHET 20 VJETORI I HYRJES SË TRUPAVE TË NATO-S

Screenshot_6

Kosova e meriton në jetë në Bashkimin Evropian dhe në NATO ka thënë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton në Prishtinë. Ai po qëndron në Kosovë në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të trupave të NATO-s. Në Prishtinë për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të përfundimit të sulmeve ajrore të NATO-s dhe hyrjes së trupave tokësore ka arritur edhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton ka zgjedhur që nga hoteli ku po qëndron të ecë në këmbë deri te presidenca e Kosovës. Clinton po qëndron në Kosovë në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.  Ai është dekoruar nga presidenti me Urdhrin e Lirisë për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës. Clinton tha se Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët.

“Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët që është diçka që të gjitha shteti e mëdha dhe të vogla duhet ta bëjnë. Të punojnë brenda dhe jashtë kufijve. Keni mundësinë që ta shfaqni këtë te vendet e tjera në vitet në vazhdim. Kosova meriton të jetë në unionin evropian, në NATO si vend i pavarur.” – tha Bill Clinton- ISH- President i SHBA-së.

Clinton në vitin 1999 ishte president i SHBA-së dhe njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia