Kosovë – Shqipëri: Aktivitete për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës

SHQIPËRIA PËRGJEGJËSE PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT DHE PËRZGJEDHJEN E OPERATORIT PËR STUDIMIN E FIZIBILITETIT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për procedurat e prokurimit dhe përzgjedhjen e operatorit që do të kryej studimin e fizibilitetit dhe projektidenë për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive, e gjithë procedura për përzgjedhjen e operatorit do të bëhet në bazë të legjislacionit të prokurorimit të Shqipërisë ndërsa operatori do të ketë afat prej 14 muajsh nga data e nënshkrimit të kontratës për kryerjen e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë.

Ndërsa ministria e mjedisit dhe infrastrukturës e Kosovës do të ketë rol monitorues në përzgjedhjen e operatorit.

Gjithashtu kjo ministri ka për detyrim që të alokojë mjetet financiare nga kategoria ekonomike mallra dhe shërbime që me autorizimin e qeverisë së Kosovës do të barten në buxhetin e ministrisë së infrastrukturës së Shqipërisë për ti përdorur si bashkëfinancim për këtë projekt.

Kosova tashmë ka miratuar në parim projektligjin për marrëveshjen për linjën hekurudhore Prishtinë Durrës ndërsa do të ndajë 980 mijë euro apo 49% të kostos së përgjithshme të projektit. Shqipëria parashihet të ndajë 1 mln euro apo 51% të kostos.

Në deklaratën buxhetore të ministrisë së financave mbi ndarjet buxhetore për vitin 2022 dhe vleresimeve 2023-2024 thuhet se nuk ka implikime buxhetore dhe se keto mjete jane parapare te ndahen ne kategorine mallra dhe sherbime.

Në nenin VI të marrëveshjes së nënshkruar më 20 qershor nga ministri Liburn Aliu dhe ministrja Belinda Balluku thuhet se mosmarrëveshjet që lindin mes palëve nga interpretimi ose zbatimi i marrëveshjes do të zgjidhen me mirëkuptim mes palëve nëpërmjet konsultimeve. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share