APLIKIMI PËR KIE HAP I RËNDËSISHËM
Kosova i ka vënë saknsione të reja Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.
Në mbledhjen e qeverisë ku u aprovuan këto sanksione zv.kryeministri Besnik Bislimi bëri të ditur se sanksionet e reja po vendosen në vijë me ShBA-në dhe BE-në.
Qeveria vendosi sanksione edhe ndaj Grupit Vagner, entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.
”Bislimi e cilësoi hap të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të aplikuar për në Këshillin e Evropës. Tha se ky veprim është ndërmarrë në koordinim me miqtë e Kosovës”. – Kreshnik Ahmeti
Pas anëtarësimit, qytetarët tanë do ta kenë edhe një instancë europiane pët t’i adresuar çështjet e tyre. Kjo do të jetë në të mirë të tyre dhe do të ketë ndikim në funksionimin e gjyqësorit në vend”, Besnik Bislimi – zv kryeministër i Kosovës.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë optimist se të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës të cilat e njohin Kosovën do ta mbështesin atë në këtë proces. /KlanMacedonia/