close
Rajoni

KOSOVË: SITUATA AKTUALE DHE VIJAT E KUQE

auto_auto_5153608678115360867971560088694

Ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës ka hequr vijat e kuqe për Partinë Demokratike të cilat i kishte gjatë fushatës zgjedhore.

Për kreun e kësaj partie Isa Mustafa vijat e kuqe hiqen për të gjithë pas situatës së fundit të krijuar me publikimin e aktakuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Kjo u pa si sinjal për zgjerimin e koalicionit qeverisës edhe me këtë parti.
Për heqjen e këtyre vijave kreu i PDK-së Kadri Veseli është përgjigjur shkurt se fillimisht nuk duhet të vendosen ato, ndërsa qeverinë Hoti e ka quajtur qeveri të papërgjegjshme.

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike 5 herë radhazi nuk ka arritur të marrë votat nevojshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Megjithëtë kryeministri Hoti një ditë më parë ka thënë se qeveria është stabile dhe nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim aktualisht.

Derisa mungesën e votave në Kuvend e ka arsyetur me faktin se jemi në kohë pandemie./Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia