close
Rajoni

KOSOVË: SITUATA ME COVID-19, KËRKOHEN MASA TË REJA

14583C8C-CAAB-4858-8CD4-A63B046E19D8

NË PIKËPYETJE FILLIMI I VITIT SHKOLLOR ME PREZENCË FIZIKE


Rritja e numrit të të prekurve me Covid 19 ka vënë në pikëpyetje fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike më 1 shtator. Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se deri më tash janë vaksinuar rreth 17 e 500 punëtorë shëndetësor.

Por ish ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë karshi pandemisë duke u bërë thirrje që qeveria ti kthehet realitetit meqë gjendja është alarmante.

PDK-ja ka kërkuar nga qeveria të vendosin masa të reja pas shtimit të rasteve me Covid 19.

Masa të reja ka kërkuar edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila.

Derisa vazhdimisht po u bëhet thirrje qytetarëve të vaksinohen, terminet për vaksina janë zënë deri më 24 gusht. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia