close
RajoniTë ndryshme

KOSOVË: SITUATA POLITIKE DOMINON ATË TË PANDEMISË

Situata politike në Kosovë ka dominuar atë të  pandemisë së koronavirusit me të cilën po përballet e gjithë bota përfshirë edhe Kosovën.

Miratimi i masave të reja nga qeveria e Kosovës për ndalim qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në orë të caktuara ka zgjuar reagimin e presidentit. Ai e cilëson këtë veprim antikushtetues ndërsa i ka dërguar letër kryeministrit që të tërheq këto masa.

Ndërkohë shtetet anetare të Quintit iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.

Thirrje e përbashkët e këtyre shteteve është edhe ruajtja dhe sigurimi i integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës dhe “institucioneve në këtë periudhë kritike, duke i dhënë prioritet luftës kundër COVID-19 karshi politikës”.

Ka reaguar edhe zyra e BE-së në Kosovë  ku u bëjnë thirrje udhëheqësve të institucioneve të Kosovës të punojnë të gjithë së bashku në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës.

Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional por për unitet politik thuhet në reagim”.

E gjithë kjo situatë po ndodh në një kohë kur ka nisur shtimi I numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, derisa 10 ditët e ardhshme duket të jenë vendimtar për të parë se sa është përhapja e këtij virusi në novel vendi.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia