Gjykata Speciale I ka dërguar ftesë sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së Faton Klinaku dhe avokatit të kësaj organizate Tomë Gashi. Atyre u është kërkuar që të paraqitet në zyrat e Gjykatës në objektin e EULEX-it në Fushë Kosovë ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi nëpërmjet një statusi në Facebook. Megjithatë Gashi ka thënë se nuk do ti përgjigjet kësaj ftese të cilën madje ai nuk e quan fare zyrtare pasi që i është bërë nëpërmjet telefonit. Edhe Klinaku ka konfirmuar se është kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Dhomat e Specializuara. Ditë më parë specialja arrestoi kryetarin dhe nënkryetarin e kësaj organizate të dyshuar për publikimin e dëshmive të Gjykatës Speciale./KlanMacedonia
KOSOVË: “SPECIALJA” FTON KLINAKUN DHE AVOKATIN GASHI
previous article
KARAN: ME EKIPIN QË KEMI, SHPRESOJMË TË DALIN KAMPION
next article