close
RajoniTë ndryshme

KOSOVË: TË ARRESTUARIT PËR VRASJEN NË GLLOGJAN SOT DALIN PARA GJYKATËS

glogjan

FLET PËR HERË TË PARË FAMILJA E HALIL MEHMETAJT QË U ARRESTUA ME DY DJEMTË E TIJ

Tre persona janë arrestuar mbrëmë lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, mbrëmjen e 26 nëntorit. Arrestimin e tyre e bëri të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj. Tre të arrestuarit do të dalin sot para gjykatës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti. Ajo tha se seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet sot në orën 16:00.

Kryeprokurori Agim Kurmehaj, tha mbrëmë se tre të dyshuarve për sulmin në Gllogjan u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Kurmehaj shtoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të zbulojë më shumë detaje.

AGIM KURMETAJ 

“Nuk mund të jap më shumë informata ngase do të dëmtonin procesin e hetimeve. Edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”

Pas arrestimit të tre familjarëve, për herë ta parë, në emër të familjes Mehmetaj, ka reaguar djali tjetër i Halil Mehmetajt.Ai e ka mohuar se babai dhe vëllezërit e tij të jenë përfshirë në këtë vrasje, duke deklaruar se ka dëshmi që e vërtetojnë këtë.

DJALI I HALIL MEHMETAJ 

“Ne emer te familjes tem,ju drejtohem te gjithve se Babai im dhe dy vellezrit emi jan te pa fajshem,,Familja jon nuk ka asni lidhje me vrasjen ne gllogjan,,Babai ka dhjetra bashkfshatar deshmitar qe ka qen me ta kur ka ndodh tragjedia,,vellau i vogel malsori qe thuhet esht i dyshuar,,jan 100 deshmi qe vertetojn prezencen e ti ne vend punim ne gjakov,,jan kamerat e vendpunimit qe deshmojn pafajsim eti,,Vellau i madh posedon dokumentacion fakte reale qe ka qen i operuar ,,kemi qen te dyt se bashku ne shtepi me nanen ,,,pafajsia e tyre -ejona si familje do te vertetohet“, thuhet në reagim.

Halil Mehemtaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, u arrestuan të shtunën si të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, më 26 nëntor. Motivi i kësaj vrasje dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e studentes 20-vjeçare nga Gllogjani, vajzës dhe motrës së të arrestuarve, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020. I dyshuari i katërt, që është ende në arrati, është i dyshuari kryesor për vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia