close
Rajoni

KOSOVË: TË MËRKURËN SEANCA PËR VOTIMIN E QEVERISË

kuvendi-1_6897

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër të mbahet seance për votimin e qeverisë Hoti.

Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Avdullah  Hotii LDK-së, pritet të votohet të mërkurën në orën 11.00.

LDK pretendon se i ka votat për votimin e qeverisë. Shefi i këtij grupi parlamentar Arben Gashi pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se për cështje të votave nuk kanë biseduar me asnjë deputet të PDK-së, parti kjo e cila do të vazhdojë të mbetet në opozitë  bashkë me LVV-në, nëse qeveria Hoti nesër i merr votat e mjaftueshme.

 

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Duam zgjjedhje”, peticion ky i cili online ka nisur më 30 maj.

Deri tash janë mbledhur rreth 50 mijë nënshkrime.

LDK-ja synon të bashkëqeverisë meAAK-në,  Nismën dhe Listën Serbe derisa AKR-ja ka premtuar se do të votojë qeverinë Hoti por nuk do të jetë pjesë e saj.  /Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia