close
Rajoni

KOSOVË: ULEN SHIFRAT E INFEKTIMEVE DHE HOSPITALIZIMEVE

KOSOVO-HEALTH-VIRUS

49 PACIENTË NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE


Është shënuar ulje e numrit të hospitalizuarve me Covid 19.

Aktualisht në spitalet dhe klinikat ku trajtohet pacientët me Covid 19 janë të shtrirë 779 pacientë.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor të Kosovës 659 pacientë janë me oksigjenoterapi ndërsa 49 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Edhe numri I të prekurve me Covid 19 ka rënë dukshëm. Ndërsa vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës. Por kjo nuk po I pëlqen shoqatës së gastronomëve të Kosovës.

Sipas tyre qeveria nuk është koordinuar fare me ta për asnjë vendim që ka marrë deri më tash.

VETON ZUKA- SHOQATA E GASTRONOMËVE TË KOSOVËS

Tash është mbushur kupa dhe krejt ky kufizim I punës dhe mos me u diskutu për asnjë ndihmesë për ne është e papranueshme për ne dhe bizneset.

Aktualisht në Kosovë vazhdon të vlerë kufizimi I lirisë së lëvizjes nga ora 22.00 deri në orën 5 të mëngjesit. Gastronomia dhe veprimtaritë tjera ekonomike mund të funksisonojnë deri në orën 21.30 ndërsa vazhdojnë të mbeten të mbyllura institucionet arsimore. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia