close
Rajoni

KOSOVË: VAKSINA PËR COVID-19 PËRMES BANKËS BOTËRORE

348E3787-C611-436C-8C2E-9BB80D9C3537

“MBI 3000 RASTE AKTIVE ME COVID NË KOSOVË”


Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës antiCodvid.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se vendi ynë do të jetë ndër të parët që do të furnizohet me vaksina sapo ajo të dal në treg.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash nga janë ekzekutuar 245 milion euro  nga fondi prej 365 milion për tu dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Në kohën kur shtim të madh rasteve të prekur me Covid19 janë paralajmëruar që mund të merren masa shtesë, por që ende janë duke u shqyrtuar opsionet. Mbyllja thonë se do të jetë e fundit, ndonëse nuk përjashtohet as kjo mundësi.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi paralajmëron kolaps ekonomik në rast se mbyllet Kosova sërish.

Aktualisht në Kosovë janë mbi 3 mijë raste active me Covid 19, ndërsa ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve në baza ditore./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia