close
Vendi

KOSOVË: VDES NJË USHTAR I RMV-së NË MISIONIN E KFOR-it

mkd-204138

TRUPI I USHTARIT TË VDEKUR SOT DO TË SILLET NGA KOSOVA

Në orët e pasdites papritmas i është përkeqësuar gjendja dhe mënjeherë më pas nga Peja me helikopter është bartur në spital në Prishtinë. Pas përpjekjeve për reanimacion, për kohë të shkurtër është konstatuar vdekja. Në gjetjet e para medicinale theksohet se me shumë gjasë arsyeja e vdekjes ka qenë goditja në zemër. Presidenti dhe Komandanti Suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, i cili gjatë muajit të kaluar i vizitoi ushtarët e Maqedonisë së Veriut në Pejë, shprehu i ngushëllime familjes.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I RMV-së

“Shpreh ngushëllime të thella për familjen me rastin e vdekjes së papritur të pjesëtarit të Armatës sonë i cili ishte pjesë e misionit në Kosovë. Armata humbi pjesëtarin, kolegun dhe ushtarin e saj që me përkushtim ka shërbyer në mision. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij, u preftë në paqe.”

Ushtari, trupi i të cilit pritet të sillet deri në fund të ditës, nga nëntori i vitit të kaluar ka shërbyer në togën për sigurimin e komandës së KFOR-it – Perëndim në Pejë. Në varësi të vendimit të familjes së tij, nuk përjashtohet mundësia që të bëhet autopsi. Varrimi do të bëhet me nderime ushtarake, ka njoftuar Shtatmadhoria e ARMV-së.

Në Kosovë, në përbërjen e KFOR-it shërbejnë rreth 65 paqëruajtës nga Armata e Maqedonisë së Veriut, disa në Prishtinë e shumica e tyre në Pejë. Rotacionet ndryshohen çdo gjashtë muaj./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia