close
Rajoni

KOSOVË: XHAMITË TË MBYLLURA PËR KURBAN – BAJRAMIN

5b7beb6eeac1b

Thirrja e ezanit në mëngjesin e së premtes në festën e Kurban Bajramit është bërë me dyer të mbyllura në xhaminë e madhe “Sulltan Mehmeti” në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit është falur pa praninë e besimtarëve islam për shkak të rritjes së numrit të madh të të prekurve me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë.

Megjithatë kishte besimtarë që edhe përkundër vendimit të BIK-ut ia kishin mësyrë xhamisë.

Në këtë festë e dyta që po kremtohet në kohë pandemie, kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Hoti ka vlerësuar se në Kosovë gjendja vazhdon të jetë e rëndë ndërsa ka falënderuar qytetarët të cilët ka thënë se po i respektojnë masat e qeverisë përkundër festës së Kurban Bajramit.

Qeveria dhe Bashkësia Islame e Kosovës qysh dje u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë vizitat te familjarët edhe në këtë festë për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit./Blerta Dalloshi Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia