close
Rajoni

KOSOVË:NJË I VDEKUR DHE 137 RASTE TË REJA ME COVID-19

KOSOVO-HEALTH-VIRUS

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike së Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur betejën me COVID-19 një rast pozitiv me SARS CoV-2 në spitalin e Prizrenit.

Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes, njofton Klan Kosova

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia