close
Top LajmeVendi

KOVAÇEVSKI DHE PETKOV:TË AVANCOJMË MIQËSINË, NË VEND TË NACIONALIZMIT DHE GJUHËS SË URREJTJES

25012022_PVRSM_Kovacevski_PVRB_Petkov_zaednicka sednica_4

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrat që janë pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, këtë mëngjes arritën në rezidencën “Bojana”, ku i priti Kryeministri Kiril Petkov dhe ministrat e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, pas së cilës filloi mbledhja e përbashkët plenare me të cilën bashkë-kryesojnë dy kryeministrat.

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen plenare, Kryeministri Kovaçevski theksoi se me vullnetin e shprehur politik dhe për kohë të shkurtër dy qeveritë e organizuan mbledhjen e përbashkët si edhe një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjeve me interes të përbashkët dhe drejt përfitimeve për popujt tanë.

“Mesazhe pozitive nga vizita në Shkup dhe ambienti miqësor në këtë takim na konfirmon se qytetarët maqedonas dhe bullgar janë shumë të interesuar për lidhje të fuqishme të ndërsjella ekonomike dhe për aktivitete për bashkëpunim që na ndërlidhin”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.

Kovaçevski i vlerësoi si shumë të rëndësishme aktivitetet për mbështetjen e integrimeve evropiane që sjellin të tashme dhe të ardhme të përbashkët dhe se pikërisht për këtë shkak është i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit të të dyja vendeve përmes shkëmbimeve kulturore, arsimore dhe rinore, infrastrukturë që na lidh, lëvizje, digjitalizim, rrjedhje e shpejtë e informacionit, pa vonesa dhe pa pengesa.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se në këto tema është përkushtuar një pjesë serioze edhe në Sofje është bërë hap para në formimin e grupeve të punës prej të cilëve pritet në këtë takim të përbashkët të dakordohen prioritetet në çdo fushë të kompetencës së tyre.

Kovaçevski potencoi se edhe në Shkup edhe në Sofje dialogu filloi nga pozita se momenti i ri politik i krijuar përmes mandateve të dy qeverive të reja krijon kushte të realizohet hap i përbashkët në periudhën e ardhshme.

“Do të punojmë përmes potencialeve dhe mundësive dhe jo përmes problemeve dhe pengesave. Ky është çelësi i së ardhmes dhe veçanërisht për ardhmërinë tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian”, theksoi në fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët plenare të qeverive Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov në fjalimin e tij potencoi se mbledhja e përbashkët ndërqeveritare është në interes të të dy popujve.

Përcaktimi i kalendarit të përbashkët të qeverive dhe të grupeve të punës është me rëndësi të veçantë për procesin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut përmes realizimit të planeve dhe projekteve reale, tha Petkov.

Kryeministri bullgar u uroi anëtarëve të dy qeverive punë të suksesshme dhe, siç theksoi, në vend të retorikës politike, qytetarëve të të dyja vendeve t’u ofrojmë rezultate të cilat do ta ndryshojnë nacionalizmin dhe gjuhën e urrejtjes.

Pjesa e punës nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të vazhdojë me takim tet-a-tet të kryeministrave Kovaçevski dhe Petkov dhe me takimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Teodora Gençovska.

Në të njëjtën kohë do të fillojnë edhe mbledhjet e ndara të punës të ministrave bashkë-kryesues dhe anëtarë të Grupit të punës për ekonomi, tregti dhe inovacione, të Grupit të punës: infrastrukturë, transport, ndërlidhje, të Grupit të punës për bashkëpunim evropian, tranzicion i gjelbër dhe transformim digjital dhe sundim i ligjit, Grupit të punës: kulturë, shkencë dhe arsim, të rinj.

Në këtë mbledhje të pjesës së punës në program është paraparë të mbahet edhe mbledhje e kryetarëve të Komisionit të Përzier Multidisiplinar ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje historike dhe arsimore prof.dr. Angel Dimitrov  dhe prof.dr. Dragi Georgiev.

Kryeministrat dhe ministrat e dy qeverive pas takimeve të ndara të punës do të vazhdojnë me mbledhjen plenare, në të cilën do të prezantohen rezultatet nga grupet e punës, pas së cilës vijon nënshkrimi i më shumë memorandumeve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia