close
Top LajmeVendi

Kovaçevski dhe Shaqiri: FSHIIK është brend në vend dhe do të jetë i njohur ndër të gjitha gjeneratat e reja të studentëve

Finki sdtojat

Kryeministri Dimitar Kovaçevski morri pjesë sot në ndarjen e diplomave për 600 studentë të cilët i përfunduan studimet e ciklit të parë dhe të dytë në tre vitet e fundit të Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhineri Kompjuterike.

Rritje të vazhdueshme të numrit të kompanivedhe të punlsuarve dhe rritje të eksportit dhe të arrdhuarave ka edhe në sektorin e teknologjisë informatike dhe kompjuterike viteve të fundit në vendin tonë.  Qeveria është drejt përmirësimit të mëtejmë të kushteve dhe sjelljen e masave konkrete për punë dhe rritjen e kësaj industrie theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

FSHIIK është brend në vend dhe jam i sigurt se edhe më tej do të mbetet i njohur sipas cilësisë së njohurive e cila u ofron të rinjve dhe do të jetë zgjedhje për pjesën më të madhe të gjeneratave të reja të cilët paraprakisht do të hynë në botën e arsimit akademik. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës në ceremoninë e sotme të organizuar me rastin e ditëlindjes së 11-të të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike, ku ishin ndarë edhe diplomat rreth 600 studentëve të cilët i përfunduan studimet nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve gjatë tre viteve të kaluara.

„Më lejoni t`ju përgëzoj urimet e mia të sinqerta udhëheqësisë dhe të gjithë punonjësve të FSHIIK për mirëmenaxhimin e mirë të veprimtarisë mësimore dhe kërkimore-shkencore, për të gjitha gjeneratat e deritanishme, informatikantë, programues, dizajner të grafikës e kështu me radhë, si dhe për kontributin e madh në zhvillimin e shoqërisë në 11 vitet e fundit. Vazhdoni të punoni me sukses. Qëndroni të mbeteni edhe më tej shtyllë e arsimit të lartë dhe kontriboni në zhvillimin e vendit”, tha Shaqiri./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia