close
Top LajmeVendi

Kovaçevski-Von der Lajen: Është koha për vendime të mençura, gjuha maqedonase dhe identiteti në BE janë të mbrojtura

14072022_PVRSM_sredba_FonderLajen (2)
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot pati takim tet-a-tet me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen.

Në takim Kovaçevski dhe Fon der Lajen biseduan për çështjet më të rëndësishme lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian. U konstatua se tani është momenti të cilin duhet Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë për pranimin e propozimit evropian, që më tej do të thotë edhe mbajtje e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ajo që u theksua nga ana e Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen është se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se kjo është rruga e vetme që na shpie drejt një të ardhme më të mirë për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme.

Kovaçevski dhe Fon der Lajen edhe njëherë potencuan se me propozimin evropian nuk rrezikohet në asnjë mënyrë identiteti, kultura, historia dhe gjuha maqedonase.

Në takim u diskutua se në kontekst të rrethanave të reja gjeo-politike, është shumë i rëndësishëm zhbllokimi i procesit eurointegrues dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që është i rëndësishëm për përparimin e tërësishëm të Maqedonisë së Veriut.

Në takim u theksua se vendimet që miratohen tani e garantojnë të ardhmen e vendit dhe prandaj nevojiten veprime të mençura dhe burrështetase që shpijnë në prosperitet, zhvillim të vlerave demokratike dhe përparim të përgjithshëm ekonomik./KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia