close
Top LajmeVendi

Kovaçevski: “Ilindeni është krenaria jonë, udhërrëfyesi ynë“

60BB6AC6-089A-43A6-8AC1-DFB64D4ED669

Ilindeni është krenaria jonë, udhërrëfyesi ynë. Ilindeni është forca jonë për të ardhmen!”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në urimin e tij me rastin e festës së madhe të Ilindenit.

“Urime festën e Ilindenit – Ditën e Republikës.

Le ta festojmë në harmoni dhe unitet.

Sot ne nderojmë dy Ilindenë, atë të vitit 1903 dhe 1944, themelet e shtetit maqedonas, gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe shprehim mirënjohje të përjetshme për banorët e Ilindenit dhe pjesëtarëve të KAÇKM-së për angazhimin dhe vizionin e tyre për një shtet modern, sovran, të pavarur.

Ilindeni është krenaria jonë, udhërrëfyesi ynë. Ilindeni është forca jonë për të ardhmen!”, thuhet në postimin e kryeministrit Kovacevski në Facebook.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia