close
Top LajmeVendi

KOVAÇEVSKI: JAM I GATSHËM TË HAP NJË FAQE TË RE NË MARRËDHËNIET ME BULLGARINË

kovacevski

MPJ E BULLGARISË: VIZITA E PETKOVIT FILLIM I RI NË MARRËDHËNIET BILATERALE


Mandatari për formimin e qeverisë së re Dimitar Kovaçevski shprehet i gatshëm të hap një faqe të re në marrëdhëniet me Bullgarinë për të ndërtuar të ardhme më të mirë për të dyja vendetGjatë vizitës së parë të Petkov në Shkup, Kovaçevski pret të vendosë bazat për bisedime të mëtejshme.

Në një intervist për agjencinë e lajmeve MIA mandatari për formimin e qeverisë së re Dimitar Kovaçevski shprehet optimist se me kryeministrin Bullgar Kiril Petkov i cili pritet ta vizitoj vendin më 18 janarë do të ketë bashkëpunim korekt dhe miqësor. Gjatë vizitës së parë të Petkov në Shkup, Kovaçevski pret të vendosë bazat për bisedime të mëtejshme dhe atë jashtë kornizave dhe kushteve rreptësishtë historike.

“Kjo është një nga parakushtet për përparim. Afrimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha fushat e jetës është një parakusht i rëndësishëm për largimin e keqkuptimeve. Jam i gatshëm të hap një faqe të re në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe të ndërtoj një miqësi të sinqertë dhe një të ardhme më të mirë për të dyja vendet. Zëri i urrejtjes duhet të shuhet. Ne me të vërtetë kemi më shumë ngjashmëri sesa dallime si vende dhe duhet të përqendrohemi në interesin e përbashkët. Vetëm me këtë qasje do të kujtohemi si liderë që i tejkaluam konfliktet ballkanike me qasje evropiane”, tha Kovaçevski në një intervistë për MIA.

Kovaçevski thotë se në të gjithë procesin nuk do të heqë dorë nga e drejta e vetëvendosjes, identitetit dhe gjuhës, gjë e cila sipas tij, është e drejtë e patjetërsueshme e çdo kombi.

Prandaj, në negociata nuk mund të bëjmë lëshime se jemi maqedonas nga Republika e Maqedonisë së Veriut që flasin maqedonisht dhe kanë  identitet të veçantë. Kjo është pasqyruar në Deklaratën, e cila është miratuar nga Kuvendi ynë me mbështetjen e të gjitha partive, thotë Kovaçevski.

Nga MPJ e Bullgarisë duke e paralajmëruar vizitën e kryeministrit bullgar në vendin tonë më 18 janar thonë se vizita e tij do të shënojë fillim të ri në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Duhet ta ndryshojmë pikëpamjen tonë për atë se çka do të thotë Republika e Maqedonisë së Veriut të negociojë me BE-në dhe të jetë pjesë e saj në të ardhmen. Le të bisedojmë për të gjitha përfitimet që do t’i kemi ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nga ky proces”, citohet në kumtesë deklarata e kryeministrit Petkov./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia