close
RajoniTop LajmeVendi

KOVAÇEVSKI: KORRIDORI 8 ËSHTË PRIORITET NË BASHKËPUNIMIN ME BULLGARINË

26012022_PVRSM_uvid (3)

PUNONJËS NDËRTIMORË NË AKSIN RANKOVC – KRIVA PALANKË


Një ditë pas kthimit nga Sofja, ku me autoritetet bullgare u arrit marrëveshje për përshpejtimin e ndërtimit të Korridorit 8, Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot inspektoi ndërtimin e autostradës Rankovc – Kriva Palankë, aksi rreth 25 kilometra, që do të kushtojë rreth 62 milionë euro. Nga pala bullgare priten 13 kilometra rrugë që të hapet vendkalimi kufitar Klepalo, afër Berovës.

Angazhimi i dy qeverive të reja në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e Korridorit 8, te të dyja palët jep shpresë se udhëtimi nga Shkupi në Sofje nuk do të zgjasë dyfish më shumë sesa është e nevojshme në rrethana normale evropiane.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

 “U dakorduam që një nga prioritetet të jetë Korridori 8. Kemi formuar edhe grup të përbashkët pune, këtu janë Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të të dyja vendeve, drejtorët e institucioneve adekuate, ndërsa do t’i lidhim edhe kompanitë që punojnë në këtë aks rrugor.”

Autostrada në seksionin Rankovc – Kriva Palankë është rrugë plotësisht e re, me të cilën do të shmangen kthesat e ngushta të rrugës, e cila është në përdorim për momentin.

BLAGOJ BOÇVARSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Ky aks është më i vështiri për vozitje drejt vendkalimit kufitar, nëpër grykë. Tani e shmangim gjithë këtë, në lartësi më të madhe dhe nëpër gjithë këto shpate që bëhen për qasje më të lehtë.”

Rrugë më e mirë dhe lidhje hekurudhore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë premtohet për dekada me rradhë, por të dyja vendet edhe më tej janë shumë larg njëra tjetrës në aspekt infrastrukturor. Në seancën e djeshme të përbashkët të dy qeverive në Sofje, është arritur marrëveshje për kompletimin e aksit prej 13 kilometrave që të mund të hapet vendkalimi kufitar, Klepalo, në afërsi të Berovës, me çka dukshëm do të ulët koha e udhëtimit drejt vendeve turistike Sandanski dhe Bansko në Bullgari./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia