close
Top LajmeVendi

Kovaçevski: Kredibilieti i BE-së është në pyetje, premtimi për fillimin e negociatave BE-ja duhet ta përmbush pa vonesë

11062022_PVRSM_Kovachevski_bilateralna_sredba_Sholc (2)

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kancerali i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc, i udhëhoqën delegacionet e të dyja vendeve në takimin dypalësh i cili në kuadër të vizitës zyrtare të vendit tonë nga kreu qeveritar gjerman, sot u mbajt në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Kovaçevski në fjalimin e tij në takimin dypalësh të dy delegacioneve, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë jashtëzakonisht pozitive, si në planin politik, ashtu edhe në planin ekonomik dhe pa asnjë çështje të hapur.

Kovaçevski e theksoi si veçanërisht të rëndësishëm vazhdimësinë e mbështetjes së Republikës Federale të Gjermanisë në arritjen e orientimit strategjik të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje për mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë që rezultoi me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, u theksua trendi i vazhdueshëm në rritje në 29 vitet e fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si rezultat i investimeve direkte gjermane në Maqedoninë e Veriut, duke e bërë RF të Gjermanisë një nga gjashtë investitorët më të mëdhenj në vend.

Me këtë rast, kancelari Sholc përsëriti përkushtimin e fuqishëm të Republikës Federale të Gjermanisë në mbështetje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave dhe shprehu keqardhjen që premtimet e BE-së nuk janë realizuar deri më tani. Kancelari theksoi se është e rëndësishme për kredibilitetin e BE-së që të përmbush premtimet e dhëna për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sholc shtoi se duhet gjetur një modus për të mbajtur menjëherë konferencën e parë ndërqeveritare për fillimin zyrtar të negociatave dhe theksoi se Republika Federale e Gjermanisë do të përpiqet që ky të jetë hapi që duhet të bëhet në qershor.

Në takimin dypalësh të dy delegacioneve, kancelari Sholc njoftoi rivitalizimin e Procesit të Berlinit në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të vazhduar me reformat dhe për të përshpejtuar procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Në takim, krahas Kryeministrit Kovaçevski, morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia