close
Top LajmeVendi

Kovaçevski – Kurti: Çdo takim është nxitje për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral

dfwerdf

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës dhe pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Delphi në Greqi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Dy kryeministrat i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si jashtëzakonisht të mira dhe diskutuan për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në takim u vlerësua se seanca e përbashkët e qeverive të dy vendeve e planifikuar për në qershor të këtij viti është një shtysë shtesë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Kovaçevski dhe Kurti theksuan se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të krijojnë politika koherente dhe konsistente që do të rrisin konkurrencën e rajonit, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetesës dhe të krijohet një standard më i lartë i jetesës për të gjithë qytetarët.

Për Maqedoninë e Veriut, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë dhe intensifikimi i bashkëpunimit kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit.

Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe është e gatshme të ndajë përvojat në të gjitha fushat në të cilat Republika e Kosovës do të shprehë interesin për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO./transmeton KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia