close
Top LajmeVendi

Kovaçevski: LSDM dhe koalicioni nuk do të pranojnë takim ku do të flitej për zgjedhje të parakohëshme parlamentare

ковачевски-2-1

Edhe përskaj skadimit të afatit për një takim liderësh dhe fillimit të bllokadës në Kuvend akoma vazhdojnë thirrjet e opozitës për një takim, siç thonë ata, në interes të Qytetarëve. Por kryeministri Dimitar Kovaçevski përsëriti se takim me agjendë zgjedhje të parakohëshme parlamentare, nuk do të ketë, ndërsa sa i përket interesit të aytetarëve theksoi se ekziston një institucion i tillë për dialog të hapur mes partive politike, por aty opozita po bën bllokada.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Lidhur me një takim që ka të bëjë me agjendë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, e tham tashmë edhe si parti por edhe partnerër e koalicionit thanë se takim i tillë nuk duhet të mbahet duke pasur parasysh faktin se një kërkesë e tillë vjen në momentin e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetiken ë Evropë. LSDM dhe koalicioni mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë takim ku dontë flitej për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Para nesh është dimri më i rëndë  me të cilin duhet të ballafaqohemi. Lidhur me hapjen e një dialogu të hapur, unë thash njëherë por do ta përsëris është normale që partitë politike të shihen, por në shtet ekzistojnë institucione dhe institucioni që i bashkon dhe punojnë të gjitha partitë politike është Kuvendi. Ne për momentin po shohim se çfarë po ndodh në Kuvend, pra aty ka bojkot klasik, praktikisht bllokim që pamundëson që përmes debatit të bëhet përmirësimi i zgjidhjeve ligjore.”

 

Kreu i VMRO-DPMNE-së gjatë ditës së djeshme bëri një thirrje të hapur që pushteti dhe opozita të ulen në një tryezë të përbashkët për të folur për ardhmërinë e Maqedonisë. Hrisijan Mickoski theksoi se nuk është armik i Kovaçevskit./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia