close
Të ndryshme

Kovaçevski mesazh për BE-në nga Delphi

Screenshot_4

“KA ARDHUR KOHA TI PËRMBUSHNI PREMTIMET”

“U deshtë që të vijnë liderë të guximshëm politik dhe të sjellin vendime të rënda, që ne sot në Delfi të ulemi dhe të flasim për çështje ekonomike” – Me këto fjalë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, e nisi diskutimin e tij në kuadër të forumit ekonomik që po mbahet në Delfi të Greqisë. Tha se Greqia gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut, por më pas erdhën edhe pyetjet për çështjen me Bullgarinë. Kovaçevski vlerëson se pas ardhjes në pushtet të dy qeverive të reja në Bullgari dhe tek ne, dialogu mes dy shteteve është në nivel më të lartë. Sipas tij, mungesa e dialogut para kësaj periudhe, u ka lënë hapësirë veprimi, grupeve dhe individëve që nuk duan të arrihet marrëveshje.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

Ballkani perëndimore dhe Ballkani në tërësi gjithmonë ka qenë fushë interesi për Rusinë dhe shtete tjera, si Kina. Në të kaluarën ne kemi mundur ta shohim edhe prezencën ekonomike në këtë rajon, duke përfshirë këtu edhe Greqinë. Ne kemi një qëllim të qartë dhe dakordësi mes të gjitha partive politike në vend, posaçërisht ne që e formojmë Qeverinë, për rrugëtimin tonë drejt BE-së.
Në anën tjerë ka edhe individë por edhe parti politike në Kuvend dhe jashtë që janë hapur kundër BE-së dhe kundër anëtarësimit në NATO. Tani mbetet tek ne, por edhe tek BE-ja, që ti përmbush premtimet sepse ne në të kaluarën sollëm një ndër vendimet me të mëdha në histori dhe BE-ja thjeshtë nuk i mbajti premtimet.
19:35- Besoj se tani ka ardhur koha sepse besoj që tani çështja e zgjerimit nuk është vetëm çështje zgjerimi, por edhe çështje e rëndësishme gjeostrategjike duke e parë se çfarë po ndodhë në Ukrainë, sulmeve hibride dhe lajmeve të rrejshme që po ndodhin në rajon.

I pyetur se a mund që numri i vogël i bullgarëve që u regjistruan në regjistrimin e fundit të jetë problem shtesë në bisedimet me Bullgarinë, Kovaçevski tha se të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë që lirshëm të deklarohen.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR


E kemi dëshmuar, sidomos pas vitit 2001 se shteti ynë është i të gjithë qytetarëve. Kushtetuta jonë ka vend jo vetëm për maqedonasit, por të gjitha komunitetet tjera etnike që jetojnë në shtet.
Me shumë gjasa jemi vendi e vetëm në Evropë që ka Ministri për minoritetet. Gjithashtu edhe kemi ligj që i mbron gjuhët e grupeve më të vogla etnike dhe në këtë drejtim, të gjitha të drejtat e të gjithë personave në shtet janë të mbrojtura.
Kovaçevski shpreson se lufta në Ukrainë do të përfundojë sa më shpejt që është e mundur. Qartësoi se sanksionet e vendosura nuk janë sanksione ndaj popullit rus, por ndaj regjimit që po sundon atje. /KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia