close
Top LajmeVendi

KOVAÇEVSKI-META: BE-ja E ARDHMJA E PËRBASHKËT E RMV-së DHE SHQIPËRISË

Димитар Ковачевски (4)

Kryetari I LSDM-së dhe mandatari për përbërjen e re qeveritare, Dimitar Kovaçevski, së bashku me Sekretarin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Bojan Mariçiq, kanë takuar Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në takim, sic thuhet në komunikatën e LSDM-së, është biseduar për shumë tema aktuale në fokus të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje, nismën “Ballkani i Hapur” dhe procesin e eurointegrimeve.

“RMV dhe Shqipëria si vende mike, ndajnë vlera të njëjta dhe kanë të ardhme të përbashkët. Kjo e ardhme e përbashkët është në BE dhe jam I bindur se së shpejti dy vendet do t`i fillojë negociata për anëtyarësim në BE, për shkak se RMV-ja dhe Shqipëria deri tani kanë realizuar gjithcka që është kërkuar nga ata – tani radhën e ka BE-ja” – ka thënë Kovaçevski.

Lidhur me bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, Kryetari i LSDM-së ka theksuar se nisma “Ballkani i Hapur” është një hap I rëndësishëm drejt përparimit të bashkëpunimit mes vendeve, sjell mundësi të reja për rritje dhe zhvillim ekonomik, por se kjo nismë nuk është alternativë për anëtarësim në BE, por mund të jetë një ndihmë serioze gjatë aderimit në BE.

Kovaçevski ka paralajmëruar intensifikimin e projekteve të infrastrukturës të Korridorit 8 që do të sigurojë lidhje më të mira të RMV-së dhe Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar se është i dukshëm progresi që RMV-ja e ka arritur viteve të kaluara, ka përshëndetur konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, që është një shembull unikal në rajon, duke shtuar se nisja e negociatave me Shqipërinë dhe RMV-në jo vetëm që është e rëndësishme për të dyja vendet, por edhe në interes të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia