Kovaçevski-Osmani: RMV-ja mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Forumit të Dialogut të Prespës në Ohër, ka takuar sot presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Gjatë bisedës u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie tradicionalisht pozitive dhe konstruktive dypalëshe dhe bashkëpunim me dialog të hapur në të gjitha nivelet pa çështje të hapura.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Kovaçevski dhe presidentja e Kosovës Osmani-Sadriu potencuan edhe bashkëpunimin ekonomik që po rritet çdo vit dhe për të cilin qeveritë e dy vendeve i kushtuan vëmendje të veçantë seancave të përbashkëta ndërqeveritare.

“Për Maqedoninë e Veriut, u tha në takim, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë, dhe intensifikimi i bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe lidhjes kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit”.

“Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Kovaçevskit për takimin me presidenten e Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share