Pas publikimit të audio incizimit ku dëgjohen sharje dhe britma të cilat pretendohet se bëhen nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi drejtuar shërbimeve të Kuvendit, pasojnë reagime në opinion. Rreth kësaj kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk mund të komentoj sepse në inçizim nuk shihet kush me kënd flet .
” E pash atë inçizim, por bëhet fjalë për një bisedë në të cilën nuk shihet as kush flet as me kënd flet dhe për këtë arsye nuk mund ta komentoj nëse Kryeparlamentari flet me dikënd në sallë, nëse ai është i punësuar ose jo. Me të vërtetë nuk mund të jap përgjigje konkrete sepse në inçizim nuk shihet kush flet dhe me kënd flet. Dëgjohet por nuk shihet kush me kënd flet”ka deklaruar Kryeministri Kovaçevski./KLanMacedonia/