close
Vendi

Kovaçevski për “Di Prese”: Rusia ka interes nga konfliktet e ngrira të Ballkanit

dimitar_kovacevski_001-1

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për gazetën ditore austriake “Di Prese”, theksoi se gjatë agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, anëtarësimi në NATO ka rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për ekonominë e saj.

“Sulmi i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, dëshmon se anëtarësimi në NATO, aleanca më e madhe e mbrojtjes në botë, është e një rëndësie të madhe për çdo anëtar. Ne jemi një vend i vogël. Siguria jonë garantohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s, gjë që ka shumë pasoja pozitive për shoqërinë tonë, si dhe për ekonominë tonë. Sepse investitorët e huaj, veçanërisht ata në sektorin e infrastrukturës, e dinë se janë në një vend të sigurt, të mbrojtur nga NATO”, tha Kryeministri Kovaçevski në një intervistë për “Di Presse”.

Kovaçevski iu referua edhe gazetës austriake për interesin e vazhdueshëm gjeostrategjik të Rusisë në Ballkan.

“Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë në interes të Rusisë. Ndikimi i saj përmes mediave, duke përfshirë edhe disa parti politike, ka qenë gjithmonë i pranishëm. Rusia ka interes për konfliktet e ngrira në Ballkan, të cilat i pengojnë vendet të ndjekin rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik”, tha Kryetari i Qeverisë për median austriake. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia