close
Top LajmeVendi

KOVAÇEVSKI – PETKOV: I VENDOSËM BAZAT PËR AVANCIM TË SHPEJTË TË MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA

25012022_PVRSMKovacevski_PVRB_Petkov_tet-a-tet sredba

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri Kiril Petkov patën takim tet-a-tet në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Në takim u theksua se dinamika me të cilën po realizohet mbledhja e përbashkët, si dhe fillimi i aktiviteteve të grupeve të punës e konfirmon angazhimin e dy kryeministrave për të vendosur bazat për avancimin e shpejtë të ardhshëm të marrëdhënieve reciproke.

Kryetarët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov u pajtuan se atmosfera e vullnetit të shprehur politik dhe frymës së sinqeritetit dhe transparencës që sundon në takimet e deritanishme, shpien drejt zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme për çështjet në interes të të dyja vendeve./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia