Kovaçevski: Referendumi do të jetë vetëm kthim prapa

Partia opozitare maqedonase, VMRO – DPMNE tash më tre javë zhvillon konsultime, por ende nuk ka bërë të qartë për opinionin se si do të jetë referendumi që e paralajmëron prej kohësh. Nga atje akuzojnë Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, por edhe presidentin Stevo Pendarovski, se përmes formave të ndryshme po përpiqen që të pamundësojnë mbajtjen e një referendumi kundër marrëveshjes me Bullgarinë.

Ndersa Kryeministri i vendit ne paraqitjen e tij te fundit televizive tha se një referendum i tillë do të jetë vetëm kthim prapa.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ne jemi deklaruar se duam shtet të pavarur i cili do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Nëse e shihni edhe Kushtetutën dhe rregullin tonë dhe të gjitha strategjitë e Qeverive, atëherë është shumë e qartë se e duam këtë, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën e sotme për “Kanal 5” në lidhje me referendumin të cilin e propozon opozita.

Ai vlerësoi se tezat e opozitës se gjuha maqedonase nuk do të njihet në Bashkimin Evropian dhe se në atë rrugë do të humbet identiteti ynë, janë të pabaza.

“Teza e parë e opozitës ishte se gjuha maqedonase nuk do të njihet në BE, ndërsa pastaj u pa se ai ishte manipulim i pastër. Flisnin se do të humbej identiteti i popullit maqedonas, por nënkryetari i Komisionit Evropian në vetë konferencën ndërqeveritare, qartë tha se identiteti maqedonas do të jetë jo vetëm i mbrojtur, por ai do të jetë identitet i cili do ta përmirësojë edhe identitetin evropian gjegjësisht të gjithë atë që Bashkimi Evropian si bashkësi e popujve të ndryshëm, shteteve të ndryshme e ka në vete. Ky është qëllimi i zgjerimit të BE-së: rritje e potencialeve ekonomike, njerëzore, kulturore, arsimore, etj. Populli ynë meriton të ecë përpara. Një referendum i tillë do të jetë vetëm kthim prapa”, nënvizoi Kovaçevski, njoftojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Ndryshe Komiteti Ekzekutiv i VMRO – DPMNE-së në mbledhjen e 22 korrikut pranoi iniciativën e liderit të partisë, Hristijan Mickoski për referendum për pranimin e kornizës negociuese së bashku me marrëveshjen bilaterale për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Nga qëndrimet e dhëna deri më tani, referendumi nuk do të mbështetet nga partitë në pushtet dhe as nga opozita shqiptare. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share