Kovaçevski refuzon ftesën e Abazoviqit për ta vizituar Kievin (VIDEO)

QEVERIA: KRYEMINISTRI KA AGJENDË TË NGJESHUR QË NUK MUND TË NDRYSHOHET

Kryeministri i Malit të Zi, Drita Abazoviq, u ftua nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy për vizitë në Ukrainë. Sapo e mori ftesën, Abazoviq njoftoi opinionin se e pranon dhe se do ti ftojë edhe Kryeministrat e shteteve të rajonit që janë anëtarë të NATO-s, që ti bashkëngjiten.

Kryeministri Dritan Abazoviq ka pranuar ftesën e Presidentit ukrainas për vizitë në kryeqytetin e Ukrainës.

Ai do të nis një ide për vizitë të përbashkët të Kryeministrave të Ballkanit perëndimor, posaçërisht Kryeministrat e shteteve të rajonit që janë anëtare të NATO-s me qëllim që të dërgohet një mesazh i përbashkët dhe i fuqishëm për përkrahjen e Ballkanit perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës.

Ftesa e Abazoviqit erdhi deri tek Kryeministri i Maqedonisë së Veriut. E ai nuk e pranoi, me arsyetimi se e ka agjendën intensive.

Ftesa për të cilën ju po pyesni ka të bëjë me një periudhë ku agjenda e Kryeministrit është jashtëzakonisht intensive dhe për shkak se nuk kemi mundësi ta ndryshojmë, për fat të keq nuk mundem që të përgjigjemi pozitivisht, thonë nga kabineti i kryeministrit.

Ende nuk është bërë publik vendim i Kryeministrit shqiptar. Ai do të ketë konferencë për media, sot, ku pritet që të përgjigjet edhe për këtë çështje.

Kujtojmë se në periudhë kur Kievi ka qenë në rrezik më të madh se në këtë moment, figura të larta politike kanë qëndruar atje në vizita zyrtare. Boris Johnson, Antony Blinken, Ursula von der Leyen, Josep Borrell ishin vetëm disa nga fytyrat e rëndësishme që vizituan kryeqendrën ukrainase. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share