close
Top LajmeVendi

Kovaçevski: S’ka dokument të harmonizuar Shkup-Sofje

Dimitar-Kovacevski-1-750×430

PETKOV: VAZHDON DIALOGUN KONSTRUKTIV, ASGJË KONKRETE NUK DO TË NËNSHKRUHET

Për momentin nuk ka një dokument të harmonizuar për zgjidhjen e kontestit me Sofjen, është shprehur i prerë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke bërë të ditur se vendi nuk është i lidhur për data lidhur me nisjen e negociatave me BE-në.

DIMITAR KOVAÇEVSKI – KRYEMINISTËR I RMV-së  

“Nuk ka dokument për të cilin janë dakorduar, që mund të jetë bazë për të marrë vendime në të dyja vendet. Kur flitet për datën në Qershor, ne nuk lidhemi për data për shkak se na duhet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, për të cilën do të duhet consensus”

Deklarata e Kryeministrit Kovaçevski vjen pas darkës joformale në Bruksel bashkë me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kovacevski tha se është biseduar vecmas edhe për statusin e cdo vendi, kurse me Shefin e Diplomacisë së BE-së, Zhozep Borrel është biseduar edhe me negociatat Shkup – Sofje, duke mos përmendur detaje tjera.  

Nga ana tjetër mediat bulgare njoftojnë se Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka deklaruar se bisedimet midis Shkupit dhe Sofjes  janë duke vazhduar. Sic njoftohet, ai ka kundërshtuar pretendimet se një marrëveshje konkrete do të nënshkruhet më 22 Maj, gjatë vizitës së delegacionit bullgar në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia