close
Top LajmeVendi

Kovaçevski: S`ka negociata sekrete me Bullgarinë

Македонија-Бугарија

ENDE NUK KA ZGJIDHJE TË PRANUESHME NGA TË DYJA PALËT


Për momentin janë duke u zhvilluar bisedimet, por ende nuk ka një zgjidhje të pranueshme – kështu u shpreh kryeministri Kovaçevski duke u prononcuar për zgjidhjen e kontestit Shkup – Sofje. Kovaçevski tha se gjithmonë ka mbështetur zgjidhjen e këtij kontesti por, siç thekson ai, jo me nxitim.

DIMITAR KOVAÇEVSKI – KRYEMINISTËR I RMV-së

Ministritë e jashtme të të dy vendeve po punojnë për çështje politike. Këto çështje politike diskutohen në takime sipas standardeve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Aktualisht po punohet për shkëmbimin e ideve për çështje të hapura politike dhe sapo të ketë një dokument apo zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, atëherë do t’u komunikohet institucioneve në Bullgari në përputhje me procedurat e tyre ligjore dhe në vendin tonë në në përputhje me rregulloren dhe ligjet tona. Për momentin nuk ka një zgjidhje të tillë të pranueshme reciproke.

Duke u pyetur për hapat dhe çfarë është ndërmarë rreth informacioneve se punonjës nga institucionet shtetërore të RMV kanë punuar për të penguar zgjidhjen e këtij procesi, Kovaçevski theksoi se rasti do të procedohet sipas procedurave.

DIMITAR KOVAÇEVSKI – KRYEMINISTËR I RMV-SË

Unë dhe ministri i Jashtëm e kishim atë informacion që ditën e parë. Është normale që në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të procedohet sipas procedurave në shërbimet përkatëse, por nuk mund të them më shumë sepse është informacion i klasifikuar.

Kryeministri mohoi se me Bullgarinë zhvillohen negociata të fshehta duke thënë se gjithçka që diskutohet tashmë dihet.  Sipas tij, marrëdhëniet me Bullgarinë  bazohen në komunikimin e ndershëm mes dy qeverive, mes dy kryeministrave, kurse tashmë grupet e punës punojnë me rezultate konkrete në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit, kulturës dhe integrimit evropian. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia