close
Vendi

KOVAÇEVSKI: SOLIDARITETI DHE MBËSHTETJA E PËRBASHKËT ËSHTË PËRFORCIM I MIQËSISË SË POPUJVE TË MAQEDONISË SË VERIUT DHE BULLGARISË

25012022_PVRSM_Kovacevski_na dodeluvanje na nagradata Dostojni Bugari_3

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë Kiril Petkov, në margjinat e seancës së përbashkët të dy qeverive, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bullgarët e denjë” që tradicionalisht ndahet çdo vit për shumë qytetarë bullgarë që kanë arritur rezultate të mëdha dhe vepra humanitare për popullin e tyre dhe për vendin e tyre.

Kryeministri Petkov ua dha këtë mirënjohje sportistëve bullgarë që fituan medalje të arta në Lojërat e fundit Olimpike në Tokio, si dhe dy fëmijëve që mblodhën fonde për nënën e tyre të sëmurë duke shitur limonadë në stendën e tyre.

Kryeministri Kovaçevski ia dorëzoi çmimin “Bullgarët e denjë” zjarrfikësit David Galabov, si një nga fituesit e çmimit, i cili nuk ka kursyer jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy foshnjave të vogla nga stuhitë e zjarrit.

“Zjarrfikësi Galabov e merr këtë çmim për herë të dytë dhe herën e parë e ka marrë së bashku me kolegët e tij për sakrificën e tyre gjatë pjesëmarrjes në përballjen me përmbytjet e vitit 2016 në vendin tim, në Maqedoninë e Veriut”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do ta harrojnë kurrë dorën e shtrirë ndaj Bullgarisë në vitin 2016, por edhe vitin e kaluar kur vendi ynë u përfshi nga zjarre të mëdha, për të cilat ndër të parët erdhi ndihma nga fqinjët tanë. Bullgaria mike dhe punonjësit e saj mjekësorë dhe shëndetësorë treguan profesionalizëm të jashtëzakonshëm në rastin e aksidentit të trafikut në autostradën “Struma” ku në tragjedinë e tmerrshme humbën jetën 47 bashkëqytetarë tanë.

“Nuk do ta harrojmë kurrë ngushëllimin dhe ndihmën që u dha atëherë”, tha Kryeministri Kovaçevski në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ,Kovaçevski uroi zjarrfikësin Galabov dhe të gjithë fituesit e çmimit dhe dërgoi mesazh inkurajues për solidaritet dhe ndihmë si obligim për ta kthyer me dashamirësi ndaj komunitetit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia