close
Vendi

Kovaçevski takohet me Escobarin: RMV-ja të fillojë bisedimet me BE-në sa më shpejtë

Screenshot-2022-04-08-202227-750×430

Kovaçevski dhe Eskobar pajtohen se nuk ka kohë për të humbur dhe çdo prolongim i mëtejshëm i procesit të anëtarësimit të RMV-së në BE shkakton pasoja serioze rajonale, e inkurajon narrativin nacional me çka hapet dera e rritjes së ndikimit të palëve të treta. Kjo thuhet në komunikatën e Qeverisë nga ku njoftojnë lidhur me takimin e zëvendës ndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Eskobar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Eskobar e theksoi nevojën për përshpejtim maksimal të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE me fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe e potencoi mbështetjen e SHBA-ve për gjetjen urgjente të zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme me Republikën e Bullgarisë” deklaruan nga kabineti i kryeministrit.

Në takim është konstatuar se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në BE si një temë e rëndësishme pqr SHBA-të së bashku me pjesmarrjen strategjikë në NATO dhe partneritetin bilateral mes dy vendeve që siç thonë nga Qeveria është në zhvillim të vazhdueshëm.

“Në takimin Kovaçevski-Eskobar ëahtë theksuar se një pjesë e përgjigjeve për këto rreziqe janë pjesë e iniciativës ‘Ballkani i Hapur’ që siç theksoi zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror, SHBA e mvështet tërësisht sepse koncepti i kësaj iniciative ndihmon zhvillimin rajonal dhe e shpejtin integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimorë,” thanë nga kabineti i kryeministrit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski po merr pjesë në forumin ekonomik në Delfi të Greqisë, ku përveç Eskobarit ka realizuar takim edhe me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimorë Mirosllav Lajçak. Edhe në këtë takim është në fokus ka qenë gjendja e krizës në Evropë e shkaktuar nga lufta agresive ruse në Ukrainë, ku edhe është theksuar nevoja për fillimin urgjent të bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE. Gjatë forumit ekonomik në Greqi, Kovaçevski ka realizuar takim edhe me ish kryeministrin britanik Toni Bler.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia