Kovaçevski: Vërejtjet tona futen në propozimin e ri francez

MICKOSKI: NËSE ËSHTË I MIRË – TË PUBLIKOHET NË UEB-FAQEN E QEVERISË

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka bërë thirrje për përmbajtje nga spekulimet duke njoftuar se në propozimin e ri francez për zgjidhjen e kontestit Shkup – Sofje, çështjet historike nuk janë pjesë e kornizës negociuese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai nuk dha shumë detaje për këtë propozimin të ri, tha se do t`i dorëzohet Kuvendit dhe Presidentit duke paralajmëruar më shumë detaje për nesër.

“Vërrejtjet tona ishin se cështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe kjo përmbahet në këtë propozim-dokument që është dorëzuar dhe po shqyrtohet nga MPJ-ja. Vendi ka plan dhe strategji që japin rezultate.Vendimi do të merret në mënyrë konstruktive duke mbrojtur interesat kombëtare.” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Për atë se çfarë parasheh propozimi francez rreth hyrjes së pakicës bullgare në Kushtetutë, Kryeministri nuk saktësoi se në cilën fazë të negociatave kjo duhet të realizohet. Tha se në kushtetutë do të hyjnë edhe malazezët dhe kroatët dhe se këtë e mbështesin të gjitha partitë politike.

“Nuk flasim vetëm për ata me vetëpërcaktim bullgar. Kemi deklarata nga aktorët politik në vend se të gjithë do ta mbështesin. Rreth konsensusit, kjo duhet të jetë një process I gjerë, ngase në këtë mënyrë bëjmë hapa drejt celjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare RMV-BE”, shtoi Kovaçevski.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja tha se nuk do të pranojë një marrëveshje të dëmshme për vendin duke e quajtur propozimin e ri francez “nokaut” për diplomacinë e vendit. Sipas kreut Hristijan Mickoski, në këtë propozim janë ndryshuar vetëm dy fjalë dhe se jo rastësisht menjëherë është pranuar nga autoritetet në Sofje.

“Po habitem nga e di Edi Rama se ky propozim është I pranueshëm për Maqedoninë dhe Popullin maqedonas, kurse populli dhe VMRO-DPMNE-ja nuk e dijnë? Nga e ka Rama këtë informacion kurse ne nuk e kemi? Propozimi menjëherë është pranuar nga Bullgaria edhe pse vendi nuk ka qeveri. Arsyeja e tretë përse vlerësoj se është nokaut për diplomacinë është se LSDM-ja dhe BDI-ja kanë traditë tradhëtie”- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partia që drejtohet nga ai ka ndryshuar vendimin dhe nga nesër nuk do të protestojë për shkak të rritjes së çmimeve, për t`u fokusuar në propozimin e ri francez. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share