close
Top LajmeVendi

KRERËT E RMV-së NË NJË ZË: DANKE DEUTSCHLAND

Screenshot_6

Krerët shtetëror të Maqedonisë së Veriut përmes rrjeteve sociale kanë falëndëruar Bundestagun gjerman për përkrahjen për hapjen e negociatave me BE-në. Kjo do të thotë se në samitin e liderëve evropian në Tetor, Gjermania do të miratojë që Maqedonisë së Veriut t`i jepet datë për fillimin e negociatave, por vendimin përfundimtar duhet ta marrin të gjithë vendet anëtare të BE-së, kurse qëndrimi i Francës dhe Holandës ende mbetet i pasigurt.

Presidenti Stevo Pendarovski përmes rrjetit social Tuitter ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen e Bundestagut. Faleminderit Gjermani – ka shkruar Presidenti.

Kryeministri Zoran Zaev falënderimin e ka shprehur përmes Facebookut. “Vendimin përfundimtar e presim në Tetor, që do të jetë një mirënjohje për qytetarët dhe institucionet dhe për të gjitha vendimet tona, përpjekjet dhe sukseset. Kjo është një nxitje e madhe, vazhdojmë të punojmë edhe më tej. Falënderojmë të gjithë deputetët e Bundestagut gjerman dhe ekipin qeveritar të Kancelares Merkel” – ka shkruar Kryeministri Zaev.

Shefi I Diplomacisë Nikola Dimitrov vlerësoi se Bundestagu ka treguar liderizëm.“Me pranimin e të arriturave të Maqedonisë së Veriut, inkurajohemi të vazhdojmë përpara. Ne plotësuam, ju plotësuat dhe do të vazhdojmë me të arritura” – ka shkruar Dimitrov në Tuitter.

Zv/Kryeministri Bujar Osmani i cili në Berlin ishte i pranishëm në seancën e Bundestagut gjerman poashtu shprehu falënderim me përkrahjen.

Ministri I jashtëm gjerman Hajko Mas, pas përfundimit të votimit u prononcua përmes një komunikate.

“Përkrahja e Bundestagut gjerman për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një sinjal i rëndësishëm. Vendimi nënvizon rëndësinë që Ballkani Perëndimor e ka për BE-në dhe se vlerësohen reformat. Dy vendet duhet të vazhdojnë me përpjekjet reformuese, që të vazhdojnë rrugën drejt BE-së. Unë jam i bindur se qasja e kushtëzuar e Bundestagut do t`i bind edhe vende tjera në BE që ta miratojnë fillimin e negociatave” – ka deklaruar Hajko Mas.

Urimeve I është bashkangjitur edhe Komisioneri në largim Johanes Han me mesazhin se progresi konkret është kyc si inkurajim për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e BE-së. /Klan Macedoni/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia