close
Top LajmeVendi

KRERËT E VENDIT DHE PARTIVE UROJNË VITIN 2022

qytet

“VITI 2021 VIT I TRAGJEDIVE – SHPRESA PËR VITIN 2022”

Po përcjellim edhe një vit që e kaluam në pandemi, e që mori shumë jetë. Vit ku në dy tragjedi humbën shumë bashkëqytetarë, humbje këto që nuk mbahen mend– thotë në urimin e fundvitit Presidenti Stevo Pendarovski, duke shpresuar për vit më të mirë në 2022.

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së

“Duke pritur Vitin e Ri 2022, t`i kthehemi shpresës dhe besimit që do të na ndihmojnë të ndërtojmë shoqëri prosperuese ku të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit. Shoqëri që do të kujdeset për më të dobëtit, do t`i vlerëësojë dhe shpërblejë të mirët, ku të rinjtë do të dëshirojnë të mbeten dhe të realizojnë në vendin e tyre”

Në mesazhin e fundvitit, Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, vitin 2021 e vlerësoi si një vit të rëndë, me theks të vecantë për shkak të  tragjedive që ndodhën në vend. Ai për vitin 2022 pret që dialogu politik të vazhdojë në Parlament.

TALAT XHAFERI – KRYETAR I KUVENDIT

“Me rëndësi është që dialogu politik, kryqëzimi i argumenteve dhe beteja për ndryshim dhe përmisimin e dispozitave ligjore, për lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë, të zhvillohet këtu, në kuadër të dhomës së Demokracisë”.

Mandatari për formimin e Qeverisë dhe lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në urimin e fundvitit thotë se viti 2022 do të jetë vit I sfidave të reja në përballje me krizat dhe pandeminë. Ai bën thirrje për unitet.

DIMITAR KOVAÇEVSKI – MANDATAR PËR FORMIMIN E QEVERISË

“E ardhmja jonë e përbashkët është në BE dhe nuk do të heqim dorë nga kjo. Viti 2022 le të jetë vit i bashkimit dhe unitetit. T`I lëmë pas nesh ndasitë dhe destruktivitetet. Unik në të tashmen, që të mos mbetemi të ndarë në të ardhmen”

Pandemia, kriza energjetike dhe ekonomike, tragjeditë në Tetovë dhe Bullgari dhe paaftësia e qeverisë, sipas liderit të VMRO-DPMNE-së shënuan vitin 2021. Por, sipas Mickoskit ky vit që po e lëmë pas ishte vit I sfidave dhe ndryshimeve.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Viti 2022 le të jetë vit ku ndryshimet dhe projektet do ta sjellin fitoren përfundimtare, triumfin e vlerave të vërteta. Të vazhdojmë bashkë ta përfundojmë punën. Të sjellim reforma, normalitet dhe siguri. T`I ruajmë dhe përparojmë shëndetin dhe jetën. Të sigurojmë ardhmëri evropiane, standard më të mirë, paga më të larta”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes mesazhit të urimit ka theksuar se viti që po vjen do të jetë plot sfida sepse po punohet fortë për një të ardhme më të mirë.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së

Vitin para nesh do të punojmë që ta nisim me çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, vënien e gurthemelit të korridorit 8, stabilizimin energjetik dhe ekonomik, vazhdimin e gasifikimit dhe përfundimin e pandemisë.

Sipas Kryetarit të ASH-së, Ziadin Selës, Viti që po e lëmë pas ishte një vit i trishtë, i karakterizuar me tragjedi të mëdha që prekën drejtpërdrejt qytetarët tanë, shumë dhimbje në nivelin kolektiv dhe dështime të njëpasnjëshme në nivelin politik. Sela, pret që vitin e ardhshëm të hbllokohet rruga drejt BE-së, por veprimet e fundit në vend, sic thotë ai, nuk lënë vend për shumë optimizëm.

ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-së

“Megjithatë, pazaret dhe lojërat që u bënë në emër të kësaj kauze, si dhe goditja e fundit që iu dha shtetit të së drejtës me lirimin e Sasho Mijallkovit pikërisht në ditën që u mandatua kandidati i ri për kryeministër, nuk lënë hapësirë për të shpresuar në përmirësimin e klimës së përgjithshme politike në vend”

-thuhet mes tjerash në urimin e fundvitit të kreut të ASH-së, Ziadin Selës./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia