close
Vendi

KRERËT SHTETËROR UROJNË DITËN E ALFABETIT SHQIP

B79B649A-D2A4-467C-8005-F593E96805DC

“E KALUARA NUK GUXON TË MBAJ PENG TË ARDHMEN”


Udhëtim nëpër histori, përkujtim të asaj që ka ndodhur sot e 112 vite më parë dhe urime të shumta nga krerët shtetëror, përfaqësuesit e kabinetit qeveritar dhe politik e shënuan sot 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip. 

Të gjithë zgjodhën mënyra të ndryshme për të uruar këtë ditë, si një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin shqiptarë.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi se intelektualët shqiptarë pas një pune të palodhshme nëntëditore në Kongresin e Manastirit, dolën me dhuratën më të çmuar për një popull.

Talat Xhaferi, Kryeparlamentar

“Alfabeti i unifikuar i cili do të vazhdojë të shkruhet, lexohet dhe përhapet gjuha, kultura, zakonet, veçoritë dhe tradita folklorike e shkruar dhe kënduar, e cila deri atëherë përcillej me shkronja të huaja të gjuhëve të huaja”

Edhe presidenti dhe kryeministri i shtetit, Stevo Pendarovski e Zoran Zaev uruan këtë ditë, që siç theksuan është e rëndësishme si për popullin shqiptarë ashtu edhe për të gjithë qytetarët në vend.

Zoran Zaev, Kryeministër

“Dita e krijimit të Alfabetit të gjuhës shqipe ka një rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët dhe kjo datë konsiderohet si një nga ngjarjet kryesore në historinë e shqiptarëve dhe në historinë tonë të përbashkët.”

Stevo Pendarovski, President

” Jemi krenarë që tashmë 14 vite, Dita e Alfabetit Shqip është festë shtetërore, me çka krenohen jo vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët e atdheut tonë.”

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se fatet e kombeve në vendin tonë janë të ndërlidhura dhe se rrugëtimin për liri, drejtësi e integritet e kemi të përbashkët. Nënvizoi mes tjerash se “e kaluara nuk guxon të mbaj peng të ardhmen”.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi   

“Në emrin e Qeverisë tonë, duke kujtuar dhe u përkulur para të gjithë burrave dhe grave të kombit tonë, ndër dekada e shekuj, uroj të gjithë shqiptarët 22 nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit dhe Alfabetit të gjuhës shqipe.”

Ditën e alfabetit e uruan edhe krerët e Aleancës për shqiptarët e Alternativës, Ziadin Sela e Afrim Gashi. 

Me shënimin e kësaj dite u nda edhe çmimi shtetëror 22 nëntori  ku me këtë çmim u nderua Prof.DR Xhevat Lloshi  emblema shkencore bashkëkohore e alfabetit të shqipes. Ndërkaq në Komunën e Çairit në shkollën fillore Kongresi i Manastirit u hap salla e Sportit Alush Hamidi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia