close
Top LajmeVendi

KREU I “SHUTKËS”: MË SHUMË VËMENDJE PËR ROMËT NGA SHILEGOVI

Furkan.00_00_21_20.Still001

“NUK MUND QË T`U KUJTOHET PËR ROMËT GJASHTË MUAJ PARA ZGJEDHJEVE”


Në ditën ndërkombëtare të Romëve, Kryetari i komunës së vetme që udhëhiqet nga një qytetarë të përkatësisë etnike rome, ka një mesazh për kreun i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

KURTO DUDUSH, KRYETAR I KOMUNËS SË SHUTO ORIZARES

“Nuk duhet që ti shohim romët vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve por duhet të punojmë gjatë gjithë periudhës”.

Revoltimi i tij erdhi pasi Qyteti i Shkupit mori 20 milion denarë nga Qeveria, për të pastruar deponinë e egër në Vizbeg dhe pjesën që është në Komunën e Shutkës, por që sipas tij nuk është pastruar.

KURTO DUDUSH, KRYETAR I KOMUNËS SË SHUTO ORIZARES

“E kam pyetur se kur do të pastrohet por nuk mu përgjigj,
Unë mendoj që Qyteti i Shkupit dhe Petre Shilegov u ka borxh romëve, për shkak se duhet ti sheh si qytetarë të barabartë me të gjithë qytetarët e këtij qyteti. Për zgjedhje nuk shohin se a është rom, shqiptar, turk apo maqedonas, për zgjedhje jemi të gjithë të njëjtë.
Le të mendojnë të gjithë, se sa kanë investuar në Shutkë gjatë periudhës së kaluar, sa kanë dhënë mund dhe sa herë kanë ardhur këtu që ti dëgjojnë hallet e qytetarëve”.

Pastrimi filloi më 25 dhjetor të vitit të kaluar, e ekipi i KLAN, e pyeti kreun i Qytetit, pikërisht për pjesën që hyn në Komunën e Shutkës…

PETRE SHILEGOV, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT (ARKIV – 25 dhjetor 2020)

“A do të pastrohet edhe pjesa tjetër që hyn në pjesën e Komunës së Shutkës?
Po, po! Unë thash se e gjithë hapësira që do të pastrohet është rreth 10 hektarë. Do të thotë që planifikojmë që ta pastrojmë këtë pjesë dhe ta rrafshojmë.

Ekipi ynë xhiroi në janar të këtij viti, por asgjë nuk ishte pastruar…

E xhiruam edhe para dy dite, gjendja e deponisë së egër në Shutkë ishte kështu…

Edhe pse pamjet tregojnë se kjo pjesë as që është prekur, Shilegov thotë se e kanë pastruar.

PETRE SHILEGOV, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

“Ajo pjesë është pastruar në tërësi, por ne nuk mundemi  që gjatë gjithë kohës të pastrojmë atë pjesë e dikush tjetër ta mbush me mbeturina. Kam pas komunikim disa herë me kryetarin e komunës, por nuk mundemi ne që në atë pjesë sot ta pastrojmë e nesër të mblidhen mbeturina kurse ne duhet të jemi kujdestar me makinerinë tonë”.

Ai madje insiston se ka pamje me dron që tregojnë se pikërisht kjo pjesë është pastruar. I kërkuam pamjet dhe na premtuan se do ti dërgojnë, por deri më sot, pamjet nuk janë askund. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia