close
Sport

KRISTIANO RONALDO POZITIV ME COVID-19

B5BEB19F-FB17-4155-A9E0-165F9A36582B

Federata e Futbollit e Portugalisë ka konfirmuar se Kristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Portugalia nesër përballet me Suedinë në Ligën e Kombeve dhe për këtë shkak të gjithë reprezentuesit ishin testuar.

Pasdite ishte konfirmuar se Ronaldo ka test pozitiv dhe menjëherë është mënjanuar nga ekipi. Sipas protokolleve ai do të jetë 14 ditë I izoluar, kurse lajmi I mirë është se nuk ka simptome.

Ajo që shqetëson të gjithë është fakti se Ronaldo dje ka qenë në darkë me bashkëlojtarët tij, që nesër duhet të kthehen nëpër klubet e tyre gjithandej Evropës.

Sipas rregullave të reja të FIFA-s bashkëlojtarët që kanë qenë në kontakt nuk do të vetizolohen, nesër do ta zhvillojnë ndeshjen kundër Suedisë, kurse më pas do të testohen sërish kur të kthehen nëpër klubet.

Në kombëtaren e Portugalisë ka futbollistë nga 25 klube të ndryshme, më së shumti nga pesë më të fortat në Evropë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia