Kristjan Asllani bind Inzaghi, programon fanellë titullari për shqiptarin

Kristjan Asllani është ylli i madh në fazën parasezonale të Interit. Talenti i kombëtares shqiptare u transferua tek zikaltrit këtë merkato dhe menjëherë tifozët e kanë pritur me shumë dashuri. Në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore të luajtura deri më tani, mesfushori shqiptar i ka mahnitur të gjithë, madje dhe mediat italiane shkruajnë pothuajse çdo ditë për të.

Inzaghi duket se ka një plan për Asllanin që të luajë pothuajse çdo ndeshje me Interin. Tekniku italian nuk po mendon ta mbajë thjesht si një rezervë të Brozovic, por do të përpiqet ta ambientojë në të gjithë mesfushën qendrore dhe ta bëjë zëvendësuesin e të gjithëve. Në këtë mënyrë, Asllani do të kishte mundësinë të luante më shumë dhe pothuajse çdo ndeshje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nëse do të ishte vetëm zëvendësuesi i Brozovic do të ishte e vështirë pasi kroati aktivizohet më shumë nga të gjithë dhe nuk ka të lodhur në mesin e fushës. Mesfushori u transferua te Interi nga Empoli, me kartonin e tij që do i kushtojë arkave të saj 14 milionë Euro.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share