close
Top LajmeVendi

KRITIKA DHE STIGMATIZIME PËR TË KTHYERIT NGA JASHTË

AUTORITETET SIGUROJNË SE ASNJËRI NË KARANTINË SHTETËRORE NUK ËSHTË I PREKUR NGA COVID-19


Shumë zhurmë është ngritur, nga të katër anët, rreth mënyrës se si transportohen dhe akomodohen personat që me fluturime speciale kthehen në Maqedoninë e Veriut nga vende të treta. Ka Kritika dhe lëvdata për këtë operacion, por edhe stigmatizim se të kthyerit nga jashtë mund ta përhapin infektimin.

Së pari u paraqitën kritikat, për pritjet e gjata të autobusëve, pa ujë, pa mundësi për të shkuar në tualet, për organizim të dobët.

“Sot në mëngjes në ora 11:00 vajza ime, u nis e lumtur që të kthehet nga Sllovenia. Tani është 20:15, nuk ka pirë ujë, nuk ka shkuar në toilet. E mbyllur në autobus në Mavrovë. Nuk ka ajër, vozitësi ka shkuar.”- postime nga fejsbuku.

Por, kishte edhe shkrime të këtilla:

“Është dita e tretë që jam në hotel në Shkup, në të ashtuquajturën karantinë shtetërore. Do të jem këtu edhe 11 ditë. E vetme, në dhomë mirë të pajisur, me TV, internet, mjete për pastrim, maska, gel, tre vakte ushqimi, matje të përditshme të temperaturës. Po harroj të keqen në vendi tonë dhe kujtoj vetëm gjërat e bukura.”-postime në fejsbuk.

“Nga dita e djeshme jam në karantinë shtetërore. Së pari dua t`iu falënderoj kufitarët, policët, vozitësit, personelin mjekësor dhe hotelerik. Secili po përpiqet të bëjë më të mirën në këto kushte.”

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut tashmë disa ditë janë duke organizuar linja ajrore, me të cilët nga Malta, Slovenia, Kroacia, Austria dhe madje edhe nga Peruja, përmes rrugës ndërkombëtare diplomatike, kanë kthyer në vend qindar shtetas, të cilët për shkaqe të ndryshme korona-kriza i gjeti në vend të huaj. Ata vet i paguajnë avio-biletat, por nga shteti kanë të kompensuar 14 ditët në karantinë, nëpër dhjetëra hotele të vendit. Por, shkrimet në rrjetet sociale, kanë zbardhur se banorë lokal në shumë vende kanë një qëndrim negative ndaj të kthyerve, duke i trajtuar si transmetues potencial të koronavirusit. Për këtë shkak autoritetete dhe sot kanë bërë thirrje se këta njerëz nuk janë të sëmurë dhe se janë nën kontroll të vazhdueshëm, por se nuk duhet të stigmatizohen dhe të diskriminohen. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia