close
Bota

KRITIKU I PUTINIT KTHEHET NË MOSKË

EA0447D8-0DEF-4D74-A425-DC2DFE969B21

A DO TË ARRESTOHET ALEXEI NAVALNY?


Kritiku i njohur i presidentit Vladimir Putin,  Alexei Navalny, ka paralajmëruar se të dielën pas dite, nga Gjermania do të kthehet sot në Rusi, pas kurimit nga helmimi gjashtë muaj më parë. Raportet nga Moska paralajmërojnë se  opozitari Navalni muind të përballet me tre vjet e gjysmë burgim.

Navalny, i cili ka fajësuar Kremlinin dhe Presidentin Vladimir Putin për helmimin e tij ka thënë se qëndrimi në Gjermani nuk ka qenë kurrë një mundësi për të: ‘Më 17 Janar, të dielën, do të kthehem në shtëpi me një fluturim fitoreje. Takohemi atje!’- parlajmëroi të mërkurën Navalny, ndërkohë që një ditë më pas autoritetet ruse të burgjeve pranuan se atë e priste ndalimi për arsye të një urdhërarresti të lëshuar në fund të dhjetorit për shkak të mos paraqitjes lidhur me një denim me kusht. Ky veprim i Moskës zyrtare është cilësuar nga zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, si përpjekje për ta frikësuar në mënyrë që të mos kthehet në shtëpi.

Alexei Navalny ra në koma ndërsa fluturonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u transferua nga një spital në Siberi në një spital të Berlinit dy ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve në veçanti të Kancelares Merkel. Ai njihet si një kritik i hapur i Putinit dhe Kremlinit për vite me radhë  gjë që nuk ka kaluar pa kundërpërgjigje të autoriteteve ruse të cilat edhe e kanë dënuar për përvetësim dhe larje  parashë, akuza  të cilat ai i ka hedhur poshtë duke i cilësuar si të motivuara politikisht. Një zëdhënëse e Navalnyt tha se paralajmërimi për burgosjen e tij është bërë me qëllim të frikësimit që të mos kthehet në shtëpi.

Radio Dojçe Vele thotë se gjithçka është në dorë të presidentit Putin: Përkundër të gjitha pritshmërive, ai mund t’i lerë njëherë gjërat të rrjedhin, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, sadoqë kthimi i kundërshtarit të tij më të fortë  për të është i pakëndshëm dhe tepër problematik. Sidoqoftë dilemat do të zgjidhen sonte: do t’i lejohet hyrja e do të burgoset, apo – do t’i griset pasaporta e do të kthehet mbrapsht. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia