close
nato

Pa tenderë publik dhe pa asnjë denarë të shpenzuar, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndërton infrastrukturën brenda kufijve të Qendrës për Trajnim “Krivollak”.

Madje edhe puna po shkon shumë më shpejtë se sa në vendbanimet.

Nëse keni pyetur se çfarë Maqedonia e Veriut mund ti jap NATO-s, “Krivollaku” është përgjigja më e mirë, tha ministrja, Shekerinska.

E për këtë, ministren e falënderoi edhe nënkoloneli forcave amerikane, Mayeda.

Kampi po bëhet gati për ushtrimin më të madh të NATO-s në tokë Evropiane, e pjesë e “Defender” do të jetë edhe “Krivollaku”.

Më 24 maj të vitit të ardhshëm, ushtarët shqiptarë, bullgarë, grek dhe amerikan do të zhvillojnë ushtrimin ushtarak “Sulmi Vendimtar”. E deri atëherë, shteti amerikan do të ndajë edhe 1,5 milionë dollarë, për 5 projekte, që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës në “Krivollak”.

Do të ndërtohen parkingje, auto larje dhe hapësirë për gjuajte me armë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia