close
Vendi

KRIZA E REFUGJATËVE: KE NDAN 2 MILIONË EURO PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

no thumb

 

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ka siguruar 62 milionë euro për refugjatët sirianë.Njëkohësisht 2 milionë euro do t’u jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor për, sic thuhet, nevojave urgjente të refugjatëve.

Komisioni Evropian sot ka kumtuar se ka siguruar ndihmë plotësuese financiare për Agjencinë e refugjatëve – UNHCR në shumën e 2 milionë eurove. Kjo ndihmë humanitare ka për qëllim që të plotësohen nevojat elementare për refugjatët dhe azilkërkuesit që momentalisht po tranzitojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor.UNHCR-ja 200 mijë refugjatëve do t’u sigurojë veshmbathje dhe strehim të përkohshëm dhe mbrojtje të lokacioneve për pranim në rajon. Këto ndihma financiare janë pjesë të pakos humanitare prej 17 milionë eurove me të cilët do t’u ndihmohet Serbisë dhe Maqedonisë të ballfaqohen me krizën e refugjatëve. /TvArt/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia