Kriza energjetike: Autoritetet bëhen gati për dimër

BEKTESHI: QYTETARËT TË KURSEJNË ENERGJI ELEKTRIKE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Përshkak të krizës energjitike pothuajse të gjitha kërkesat e sektorit të biznesit për energji elektrike janë pranuar dhe do të hyjnë në fuqi më 1 gusht. Këtë e njoftuan kryetari i Asociacionit të Energjisë, Koço Angjushev, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë Marko Bislimovski dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kërkesat e tyre kryesisht të rritet prodhimi i energjisë elektrike tek Hidrocentralet e vendit, ndërsa të rritet edhe importi i energjisë elektrike nga Bullgaria dhe Serbia.

“Të blihet mazuti më shpejt që HEC “Negotinë” të punojë në dimër. Por duhet të bëhen negociata prej tash edhe me “Te-To”, që ky kapacitet të funksionojë edhe gjatë dimrit. “Energjia e gjelbër” të nominohet vetëm për industrinë, gjatë dimrit të mos mbyllen kufijtë për importin e energjisë elektrike dhe këtë Qeveria ta komunikojë me Serbinë dhe Bullgarinë, ndërsa hidroelektranat në vend të prodhojnë më shumë energji elektrike” deklaroi Koço Angjushev nga Asoacioni i ENergjisë së  RMV-së.

Ndërsa ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u bëri thirrje qytetarëve të kursejnë energji elektrike. Kishte edhe apel deri te VMRO-DPMNE-ja qëtë jenë konstruktiv në Kuvend me çka do të mundësohej miratimi i masave për ndihmë ndaj sipërmarrjeve energjetike.

“Tu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe kompanive që të kursejmë sa më shumë energji elektrike duke marrë parasysh se në këtë mënyrë do ta lehtësojmë punën edhe kapacitetve vendore që të mund të veptojnë jo vetëm në tregun e zakonshëm por edhe në tregun e lire. Përse mos të kursejmë kur veçmë kemi sjellë vendim për hargjimin e rrymë elektrike tek amvisëritë me bllok tarifat”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Ndërsa nga Elektranat e Maqedonisë inofromjë që në ditëve në vijim Maqedonia do të importojë qymyr nga Kosova me qëllim që gjatë dimrti Hidrocentralet në vend të jenë 100% funskionale./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share